Ushtria gjermane trajnon qentë për të identifikuar njerëzit që janë të prekur me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga forcat e armatosura gjermane, thuhet se në projektin e përbashkët të zhvilluar nga universiteti veterinar Hannover (TiHo) dhe qendra e trajnimeve Ulmen Vulkaneifel ka filluar trajnimi për qentë që të identifikojnë njerëzit e prekur nga virusi.

Ky projekt theksohet se ka filluar duke u bazuar në aftësinë që qentë kanë në perceptimin e sëmundjeve nga përbërja molekulare të drogërave dhe të nuhatjes së erës. 

Në këtë trajnim janë të përfshirë 10 qen të racave pastor gjerman, si dhe qentë të racës britanike Cocker Spaniel dhe Retriever.

Qentë në fjalë i nuhaten mostrat e pështymës që janë bërë të padëmshëm kimikisht dhe që janë marrë nga njerëzit e infektuar. /AA