Një qenush i racës spanjolle i quajtur Rupert iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr 44  lidhëse flokësh nga stomaku dhe zorrët e tij.

Kur kujdestarja e tij, Pip  Johnson, 30 vjeç, vuri re se qeni nisi të villte lidhëse flokësh, ajo e dërgoi menjëherë te veterineri që u habit. Pip tha se fillimisht qeni shfaqi simptoma në muajin Mars.

Pas 10 vizitash, veterineri vendosi se vuante nga pankreasi dhe porositi mjekime të veçanta. Por kur Rupert filloi nga të vjellat, veterinerët e zbuluan shkakun në tavolinën kirurgjikale ku i nxorën dy topa të mëdhenj me lidhëse flokësh nga të brendshmet e tij.

Ata u shprehën se kjo ishte gjëja më e çuditshme që kishin parë të hante një qen sepse veshjet janë diçka e zakonshme. Johnson shtoi se veç lidhëseve, Rupert kafshon edhe kufjet apo syzet.

Fatmirësisht, operacioni përfundon me sukses dhe qenushi, i cili  është 6 vjeç, po e merr veten./tvklan.al