Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi ditën e sotme shkarkimin e Alain Giresse nga drejtimi i kombëtares. Për gazetaren Qeqa Krelani më mirë do të ishte që ai të mos punësohej fare si trajner i Kosovës.

“Më mirë do bëhej nëse nuk do e punësonin fare si trajner. Unë e shoh nga optika e gazetares dehe komentatores. Është realitet krejt ndryshe. Jemi bërë që marrim dhe bëjmë të famshëm trajnerë që ndoshta karriera e tyre si futbollistë nuk korrespondon fare me realitetin e të qenurit trajner. Unë e kam quajtur një ndërtim pa leje këtë trajnerin. Mendoj Alban dhe Andi që kjo çfarë ka ndodhur është që kemi ndryshuar dhe ulur bursën e imazhit që e kemi krijuar me vite dhe është dështim total i të gjitha strukturave udhëheqëse të përfaqësueses të Kosovës”, u shpreh ajo gjatë një lidhjeje direkte për Tv Klan.

Vendimi për shkarkimin e Giresse erdhi pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë./tvklan.al