Me të njëjtën strategji të përdorur në 2024-ën, ku fitoi medaljen e argjendit, edhe në Evropianin e vitit 2025, Erkand Qerimaj zgjodhi të konkurronte në baterinë B të peshës deri në 81 kilogramë.
Kampioni Shkodran u pozicionua i pari, me 150 kilogramë në stilin e shkëputjes dhe 183 kilogramë të ngritura në shtytje. Me 333 kilogramë në dygarësh, Qerimaj ende shpreson për medalje, ose të paktën një pozicionim të kënaqshëm në renditjen e përgjithshme.
Në baterinë A të kësaj peshe për Shqipërinë konkurron edhe Kristi Ramadani, që vitin e kaluar në Sofje u shpall nënkampion i Evropës me dy medalje argjendi në shtytje dhe dygarësh.
Tv Klan