Temperaturat do të arrijnë deri në 38 gradë

Shqipëria do të përfshihet brenda pak ditësh nga i nxehti afrikan. Duke filluar nga e mërkura, temperaturat do të rriten gradualisht për të kulmuar në fundjavë. Në disa qytet temperaturat do të arrijë deri në 38 gradë.

“Deri në fundjavë ne presim që të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave duke kulmuar të dielën, që do të ketë temperatura edhe mbi 35 gradë. Kjo do të jetë si pasojë e ardhjes së masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane që do të përfshijnë të gjithë vendet Mesdhetare. Parashikohet që temperatura e lartë të shënohet edhe 38-39 gradë, që do jenë kryesisht në zonat e ulëta”.

I nxehti afrikan do të na shoqërojë deri nga data 22 Qershor.

“Kjo situatë atmosferike pritet që ta shoqërojë në fakt edhe javën, tjetër, deri nga mesi i saj…”

Sipas sinoptikanëve rritja e temperatura në vlera të larta janë normale për muajin Qershor, duke e krahasuar këtë edhe me vitet e tjera paraardhëse. Ky vit ka rënë në sy për një pranverë në temperatura të ulëta dhe me mjaft reshje.

Tv Klan