Fatjon Leka, një 22-vjeçar me banim në “Fushë Arrëz” të Kamzës përfundoi në pranga e Policisë së Tiranës këtë të mërkurë. Shkak u bë një qese plastmasi që 22-vjeçari kishte në oborrin e shtëpisë, brenda së cilës u gjetën 14 kallëpë tritoli.

Leka u arrestua nga efektivët e Komisariatit Nr.5, të cilët ranë në gjurmët e tij në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në oborr i është gjetur e fshehur një qese plasmasi brenda së cilës kishte 14 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”,

thotë policia në një njoftim për mediat.

22-vjeçari akuzohet për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak.

/tvklan.al