Qetësi dhe çmime të mira në plazhin e Velipojës


Qetësi dhe çmime të mira në plazhin e Velipojës

17:37 29/07/2021

Pushuesit kërkojnë më shumë kujdes për higjenën nga bizneset

I nxehti përvëlues i Korrikut, ka sjellë me mijëra pushues në plazhin e Velipojës. Megjithatë ngjarjet problematike në fillim të sezonit veror, pushuesit tashmë shprehen te kënaqur me plazhin, qetësine , sigurinë dhe çmimet konkuruese.

“Shumë më pëlqen, natyra e njerëzit. Plazhi është i mirë vij këtu që prej vitit 2012 dhe për çdo vit do të vij këtu”.

Megjithatë pushuesit kërkojnë më shumë mirëmbajtje dhe pastërti jo vetëm në vijën bregdetare,por në gjithë zonën turistike.

“Pak kujdes, pak pastërti pastaj gjithë të tjerat janë shumë mirë, plazhi, njerëzit edhe çmimet shumë të arsyeshme”

Pushuesit që zgjedhin të kalojnë pushimet në plazhin e Velipojës, po ashtu kanë mundësinë të vizitojnë të tjera atraksione historike të qytetit të Shkodrës.

Tv Klan






Të ngjashme