Balluku: Është krize globale, nuk i vendosim ne çmimet

Ministrja e Energjetikës dhe deputetët e opozitës kanë debatuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për situatën energjetike që për demokratet është krizë menaxhimi e që për ministren është krizë globale.

Niveli i kaskadës së Drinit ka qenë një tjetër çështje që ka nxitur debatin, pasi dhe shifrat e tyre për nivelit aktual nuk përputhen.

Në të gjitha komisionet parlamentare këtë të hënë kaloi projektligji për marrjen e një kredie prej 70 milionë Euro që OSSHE do të marrë nga BERZH e që synon që një pjesë të shkojë për ndërtimin e një nënstacioni të ri elektrik në Tiranë.

Tv Klan