Demokratët kanë përsëritur edhe sot kërkesën drejtuar qeverisë për të rritur numrin e testimeve.

Sipas Mirela Tabakut vetëm në këtë mënyrë mund të frenohen përhapja masive e rasteve të prekura me Covid-19.

Por në përgjigje të kësaj kërkese kryeministri Rama i ka kujtuar demokratëve se nuk vendos qeveria për numrin e testeve por dhe sikur të ishte kështu ai shkruan se qeveria nuk do të merrte mendjen e PD për këtë çështje.

Strategjinë e testeve sipas Ramës e bën komiteti teknik i ekspertëve dhe qeveria thjeshtë e zbaton.

Tv Klan