Përgjegjësia parësore, përballja me pandeminë në vend

Qeveria e kryeministrit të dekretuar, Mario Draghi ka marrë miratimin e të dyja dhomave të parlamentit Italian.

Kabineti i përbërë nga 23 ministra teknik mori votëbesimin  me 535 vota pro nga 630 gjithsej. Ndërsa 56 ligjvënës votun kundër  mes tyre një pjesë e anëtarëve të partisë  “Lëvizja 5 Yjet” e Luighi di Maio e cila është brenda qeverisë.

Mediat italiane raportojnë se gjatë paraqitjes së programit  paraprak politik, ekonomisti 73-vjeçar deklaroi se përgjegjësia parësore e qeverisë do jetë  përballja me pandeminë në vend, vaksinimi i popullatës, por gjithashtu ai theksoi se lufta ndaj korrupsionit do ti japi mundësinë e rimëkëmbjes së ekonomisë italiane.

Sipas kryeministrit është e nevojshme të luftohet korrupsioni që ka çuar në depresion ekonominë është shprehur Mario Draghi, gjatë përgjigjeve të tij në Dhomën e ulët me rastin e votës së besimit.

Perveç partive të mëparshme në pushtet, ekipi qeverisës ka në përbërje edhe ish-grupimet opozitare, “Lega del Nord ” e Mateo Salvinit dhe Forca Italia e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

Klan News