Qeveria prezanton paketën e rimëkëmbjes

Qeveria e Kosovës ka vendosur për lehtësimin e masave anti-COVID. Në komunat me rrezik të ulët dhe të mesëm operatorëve ekonomikë do t’u lejohet puna deri në orën 22:00 ndërsa nuk do të ketë kufizim të lëvizjes së qytetarëve. Te komunat që janë në zonën e kuqe lëvizja e qytetarëve do të lejohet deri në orën 21:30.

Derisa ndalohen tubimet në jo më shumë se 50 persona. Gjatë ditës është shpalosur edhe programin për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021. Në kuadër të 16 masave të prezantuara nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, 50 milionë euro janë ndarë për shëndetësinë, me 40 milionë që janë të dedikuara për vaksinat anti-COVID. 6.5 milionë janë ndarë për bizneset e vogla, për Ministrinë e Arsimit janë ndarë 5 milion euro, ndërsa atë të kulturës 2.5 milionë Euro. Për gratë në biznes parashihet të ndahet shumë pre 1 milion Eurosh.

“Kemi ndarë 11 milionë Euro për shtesën në pagë për sektorët që bartin barrën kryesore për menaxhimin e pandemisë. 13.5 milionë Euro janë ndarë për të moshuarit që kanë pensionet nën 100 Euro”.

“Bëhet fjalë për rritjen prej 30 Euro të secilit pension i cili merr më pak se 100 Euro”.

Gjithashtu 3 milionë Euro janë ndarë për sektorin e gastronomisë, derisa do të vazhdojë dyfishimi i pagesës për rastet sociale. Komunave u janë ndarë 7.9 milionë Euro derisa ndërmarrjeve publike 21 milionë.

Tv Klan