Kurti refuzon BE-në: Serbët e veriut të votojnë me postë

Të dielën Serbia do të mbajë referendum për ndryshimet Kushtetuese që kanë të bëjnë me gjyqësorin. Por kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky referendum nuk do të lejohet që të organizohet në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Për këtë çështje madje ai ka diskutuar me telefon me kreun e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Borrell ka dal hapur pro mbajtjes së referendumit të Serbisë edhe në Kosovë.

Borell ka shkruar në Tëitter se njerëzve duhet t’iu lejohet ushtrimi i të drejtës së tyre për votë, derisa përmend se në të kaluarën ka qenë misioni i OSBE-së ai që është marrë me ndërmjetësimin e grumbullimit të votave.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë përmes postës apo edhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë.

Derisa ka theksuar se “Referendumi në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar nga asnjë vend demokratik”. Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka paralajmëruar pasoja nëse nuk lejohen serbët e Kosovës të votojnë në referendumin e Serbisë.

Tv Klan