Vitia: Do vendosin ekspertët shëndetësor

Qeveria e Kosovës nuk e përjashton mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve vendore të 17 Tetorit. Në një konferencë për mediat ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se çdo gjë do të varet nga situata pandemike dhe se vendimi final i takon ekspertëve.

“Ky është vendim që merret nga rekomandimet nga ekspertët tanë nga IKSHPK-ja por jo vetëm dhe çdo rekomandim i tyre do të diskutohet dhe respektohet. Ne në baza ditore marrim analiza nga instituti kombëtar i shëndetit publik dhe këto analiza nuk ka e çështje specifike që të evitohet çdo grumbullim i qytetarëve dhe për zgjedhjet kur kërkohet një rekomandim për zgjedhje apo fushatë. Institutit e jep këtë rekomandim, masat janë të tilla dhe pavarësisht se sa ditë vendoset fushata ne do të kujdesemi për respektim të masave”

Ai bëri të ditur gjithashtu se nisur nga situata pandemike, nuk do të ketë ndryshim të masave kufizuese për qytetarët.

“Nuk do të ketë lirim të masave në asnjë mënyrë derisa të kemi një situatë të brishtë. Situata epidemiologjike në tri ditët e fundit ka pasur një tendencë të rënies, por vazhdon të jetë e brishtë dhe akoma jo qëndrueshme, por jep shpresë se është një fazë qetësimi”.

Partitë opozitare në Kosovë kanë propozuar që për të evituar grumbullimet e mëdha dhe mundësinë e përhapjes më të madhe të virusit, periudha e fushatës zgjedhore të reduktohet në vetëm një javë.

Tv Klan