Hoti: Akordojmë 1.2 miliardë euro për ndihmën

Qeveria e Kosovës po planifikon hartimin e një pakete ekonomike në ndihmë të biznesit dhe familjeve, për të përballuar pasojat e pandemisë. Synimin e bëri të ditur kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i cili priti në zyrën e tij përfaqësues të shoqatave të biznesit në vend.

“ Orientimet tona janë që deri në vjeshtë të këtij viti në të kompensojmë bizneset dhe familjet, së paku për dëmet që kanë pësuar për shkak të pandemisë dhe pastaj… Të dizenjojmë masa që na mundësojnë që në pjesën e mbetur të vitit dhe në veçanti gjatë vitit 2021 të hyjmë në projekte zhvillimore të natyrës më afatgjata”.

Mes 10 masave që parashikohen janë akordimi i 1.2 milionë eurove nga buxheti i shtetit në ndihmë të bizneseve, lehtësimi i dhënies së kredive dhe subvencionimi i normave të interesit për bizneset e prekura si dhe subvencionimi i pagës për punonjësit e ndërmarrjeve që ndalën aktivitetin gjatë pandemisë.

Sipas analizave të kryera nga institucionet, Prodhimi i Brendshëm Bruto ka pësuar një rënie prej 5% për shkak të masave që bllokuan funksionimin normal të ekonomisë për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Tv Klan