Qeveria: Shkojnë në linjën e BE dhe SHBA

Kosova i ka vënë sanksione të reja Federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë. Në mbledhjen e qeverisë ku u aprovuan këto sanksione zv/kryeministri Besnik Bislimi bëri të ditur se sanksionet e reja po vendosen në vijë me SHBA-në dhe BE-në. Qeveria vendosi sanksione edhe ndaj Grupit Wanger, entitet ushtarak privat i painkorporuar, me bazë në Rusi.

Bislimi e cilësoi hap të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të aplikuar për në Këshillin e Evropës. Tha se ky veprim është ndërmarrë në koordinim me miqtë e Kosovës.

“Pas anëtarësimit, qytetarët tanë do ta kenë edhe një instancë europiane për t’i adresuar çështjet e tyre. Kjo do të jetë në të mirë të tyre dhe do të ketë ndikim në funksionimin e gjyqësorit në vend”.

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës janë optimist se  të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Europës të cilat e njohin Kosovën do ta mbështesin atë në këtë proces.

Tv Klan