Qeveria e re, Basha: PD, gjithmonë në krah të Kosovës



Qeveria e re, Basha: PD, gjithmonë në krah të Kosovës

18:43 03/06/2020

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar qeverinë e re të Kosovës që do të drejtohet nga kryeministri Hoti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryedemokrati thotë se konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të rajonit tonë.

“I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj”, shkruan Basha.

Basha thotë se PD-ja ka për të qenë përherë në krah të Kosovës.

“Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve”, thotë Basha.

Avdullah Hoti do të drejtojë qeverinë e re të Kosovës, e cila u miratua këtë të mërkurë me 61 vota pro./tvklan.al




Të ngjashme