Afati për krijimin e shumicës skadon të premten e ardhshme

Socialdemokratët thonë se kanë filluar negociatat me kryetarë dhe përfaqësues të lartë të partive politike që janë pjesë e përbërjes së re parlamentare, për një mandat të plotë katër vjeçar të shumicës stabile në Kuvend dhe një qeverie të përkushtuar.

“Negociojmë kryesisht për formimin e qeverisë që do të kujdeset për të gjithë qytetarët, të liruar nga paragjykimet etnike ose nacionalizmi. Qeveri që nuk ka dilema kur është në pyetje rruga jonë e përbashkët që quhet “Maqedonia e Veriut-Një shoqëri për të gjithë”.

Nga VMRO-DPMNE-ja përsërisin qëndrimin se janë duke bërë përpjekje për të formuar shumicën parlamentare duke mos dhënë detaje nëse sot do të kenë takime tjera.

“Lidhur me takimet dje pati një informatë publike për takimin në Kuvend mes kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskit dhe liderit të BDI-së Ali Ahmetit. Nuk mund të hyjë në detaje për shkak se proceset e negociatave ende po vazhdojnë, që të mos i dëmtojmë proceset. Lidhur me takimet e ardhshme do ia lemë kohës dhe nëse ka diçka konkrete do ta njoftojmë opinionin”.

Tv Klan