Qeveria e RMV: Mbërrin propozimi nga presidenca franceze




Qeveria e RMV: Mbërrin propozimi nga presidenca franceze

15:53 30/06/2022

Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë për Punë të Jashtme, nga presidenca franceze me BE-në, ka mbërritur propozimi me ide që kanë të bëjnë me pozicionet dhe qëndrimet, siç thuhet, publike dhe të qarta të vendit tonë. Kjo, siç thuhet në komunikatën e Qeverisë, paraqet bazë për hapjen e një procesi të gjerë konsultativ në Qeveri dhe partnerët e koalicionit, e më pas edhe me Presidentin e vendit, Parlamentin dhe opozitën, si dhe me sektorin qytetar dhe opinionin e ekspertëve në vend.

Ashtu siç kemi premtuar, vijon komunikata e Qeverisë, vendimin për të ardhmen tonë do ta sjellim bashkërisht, në mënyrë meritore, konform interesave strategjike të vendit dhe qytetarëve.

Qeveria e RMV-së, falenderon Presidentin Macron dhe presidencën franceze, për përpjekjet e tyre që të tejkalohen pengesat dhe të ruhet kredibiliteti evropian në Ballkan.

Klan Macedonia










Të ngjashme