Nuk mund të rriten deri në 31 Janar 2022 për shkak të krizës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë si bukës, sheqerit, miellit, vajit, qumështit, prodhime të mishit, djathit e të ngjashme.

Si më të larta do të vlerësohen çmimet që kanë qenë më 1 Dhjetor 2021 në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Ngrirja e çmimeve do të vlejë deri më 31 Janar 2022 dhe nëse paraqitet nevoja afati do të vazhdohet.

Ky vendim erdhi pasi Qeveria më 9 Nëntor shpalli situatë të krizës në sektorin energjetik, në afat prej 30 ditëve, me qëllim që të hapen rrugët ligjore që të transferohen mjete në kompanitë energjetike për stabilizimin e situatës në tregun energjetik pa vendosjen e restriksioneve.

Ngrirja e çmimeve të produkteve bazë ushqimore, do të thotë se deri më 31 Janar, tregtarët nuk do të kenë mundësi t`i rrisin çmimet e produkteve ushqimore, kurse çmimet e tyre për momentin janë;

Buka e bardhë                             29 DEN

Sheqer 900 gr                              40 DEN

Mielli TIP 400                                47 DEN

Vaji                                                 97 DEN

Qumësht Me Yndyrë 3.2%        52 DEN

Kufizimi i çmimeve të produkteve themelore në tregun e lirë është nxitur nga kriza shëndetësore dhe energjetike në botë si dhe për shkak të rënies së fuqisë blerëse të qytetarëve. Masa të ngrirjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore janë vendosur edhe në vendet fqinje. 

Klan Macedonia