17.8 milionë Euro për hotelet dhe turizmin

Publikohen shtatë thirrje publike për mbështetje financiare për sektorin e hotelerisë dhe atë turistik, si pjesë e pakos së gjashtë të masave ekonomike të Qeverisë për të mbështetur sektorët më të prekur nga covid-kriza.

Thirrjet publike kanë të bëjnë me agjencitë turistike, udhëheqësit turistik, artistët e estradës, kompanitë për organizim të ngjarjeve, këndet e lojërave, pushimoret private të fëmijëve, kabaretë, klubet e natës, diskotekat dhe restorantet e dasmave.

“Ka filluar edhe me realizimin e pakos së gjashtë të masave ekonomike. Pakoja e gjashtë e masave ekonomike, përfshin disa masa që synojnë sektorët më të goditura në kohë të krizës me vlerë prej 17.8 milion euro me të cilat do të mbështeten rreth 10 mijë kompani, të cilat për momentin punësojnë rreth 60 mijë qytetarë.”

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri tha se me pakon e gjashtë për zbutjen e pasojave socio-ekonomike nga pandemia, qeveria edhe njëherë ka treguar në vepër se shteti është partner i qytetarëve dhe ekonomisë së vendit.

“Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së i ndërmori të gjitha aktivitetet për realizimin më të mirë të detyrimeve, për të përgatitur, shpallur dhe zbatuar një pjesë të masave edhe nga pakoja e gjashtë, në mbledhjen e djeshme, qeveria miratoi tekstin për thirrjen publike për realizimin e së cilës është përgjegjës sekretariati i përgjithshëm.”

Sa i përket lirimit të masave për objektet hotelierike, ministri tha se tashmë është diskutuar për dinamikën e hapjes, por se fjalën e fundit do ta ketë Komisioni për Sëmundje Infektive.

Tv Klan