Bekteshi: Do të ndihmojë kategoritë sociale

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në emisionin Klan Debat siguroi qytetarët se nuk do të ketë restiksione të energjisë elektrike gjatë periudhës së dimrit. Sipas tij, pavarësisht se do të përballemi me një dimër të vështirë, energji elektrike do të ketë.

“Do të kemi dimër të vështirë, si çdo vend tjetër ashtu edhe Maqedonia e Veriut, por nuk duhet të brengosen qytetarët sepse ne ju sigurojmë se nuk do të ketë problem me rrymën dhe rrymë do të ketë”, Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Bekteshi bëri të ditur se shteti do t’ju ndihmojë kategorive më të prekura dhe rasteve sociale.

“Kazinot, bankat, kompani të koncesioneve, sigurimeve nuk do të subvencionohen. Drejtpërdrejt  nga buxheti do te jene kategoritë më në nevojë”.

Bekteshi njoftoi se janë duke vazhduar negociatat me Serbinë për këmbimin e gazit me rrymën, nga ana tjetër edhe me Bullgarinë

Bekteshi njoftoi se rrymë nga Bullgaria do të blihet vetëm nëse xcmimi është deri në 200 Euro për një megavat orë. Përndryshe, vendi në kushte normale importon 30% të rrymës elektrike për të kënaqur tregun.

Tv Klan