Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Nëse një i sëmurë me tumor, kërkonte ekzaminimin e saktë të sëmundjes së tij, këtë e bënte vetëm jashtë shtetit, me anë të aparatit të rezonancës magnetike. Ky aparat është i një cilësie diagnostikimi më të lartë se skaneri. Për fat të keq në Shqipëri nuk ka ekzistuar, ndaj shumica e pacientëve i drejtoheshin spitaleve të Greqisë, Malit të Zi, Maqedonisë, për të mësuar diagnozën e saktë.

1.5 milion dollarë duhen për të blerë këtë aparat në Shqipëri. Buxheti i shtetit ka dhënë këtë fond për Qendrën Spitalore Universitare, si i vetmi spital që mbulon 3 milion banorë. Instalimi dhe funksionimi i kësaj pajisje është planifikuar të kryhet në Qershor të këtij viti./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti