Deri në mesin e 2022 do të vijnë sërish vaksina të tjera anti-Covid, duke ofruar mundësinë e imunizimit të popullatës, sipas Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Ogerta Manastirliu: Janë garantuar mbi 5.5 mln vaksina, që do të vijnë brenda 6 mujorit të parë të 2022.Vaksina është e garantuar për cdo qytetar. Kemi një rritje në përdorimin e vaksinave në raport me tre muaj më parë dhe kemi filluar prej 3 dhjetorit me dozën përforcuese. Duhet të rrisim mbrojtjen ndaj varianteve të reja. Vaksinimi me dozën e tretë e rrit mbrojtjen. Është koha të kemi një vrull të ri për një dimër të sigurt për përballjen me rrezikun e virusit.

Manastirliu theksoi se do të vijojë mbështetja e personelit shëndetësor përgjatë gjithë periudhës së pandemisë.

Ogerta Manastirliu: 21 muaj më vonë sfida e kësaj përballje me një emergjencë kaq të rrallë mbetet njësoj e vështirë. Ka testuar çdo hallkë të sistemit tonë shëndetësor, ka vënë në provë çdo pjesë të këtij sistemi. E kuptueshme është lodhja prej pandemisë. Por sado e gjatë të duket kjo përballje vigjilencën nuk duhet ta ulim dhe përpjekjet për të mbrojtur jetën e qytetarët duhet ti intensifikojmë.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë mbi 2 milionë e 663 mijë doza vaksinash anti-Covid.

Klan News