Ai konsiderohej si “Mbreti i Kokainës”. Pablo Escobar ishte krimineli më i pasur në histori, dhe karteli i tij i drogës kishte 80 % të shitjeve në SHBA, çka i sillte atij të ardhura prej 21.9 miliardë Dollarë në vit. Ai nuk kursehej me paratë duke blerë ishuj, shtëpi dhe avionë vetëm për të transportuar drogën.

I pamëshirshëm dhe i paskrupullt, Escobar u jepte ryshfete të majme policëve dhe gjykatësve që pranonin të bashkëpunonin me të. Në rast kundërshtimi, “të pakorruptuarit” gjendeshin të vdekur.

Pikërisht për çdo person që “Mbreti i Kokainës” ka vrarë por dhe për çdo individ që ka humbur jetën duke luftuar për të, apo ka mbetur viktimë e luftës që ai shpalli me shtetin e Kolumbisë, qyteza e tij ku ai jetonte dhe kishte ndërtuar administratën e biznesit të drogës, do të ndërtohet një park në nder të tyre.

Bashkia e Medelinit ka prishur me eksploziv ndërtesën e cila ndodhej në një hapësirë tetë hektarë. Me një postim në Twitter, Bashkia shkruajti se shembja e ndërtesës nuk është një përpjekje për të fshirë historinë, por për të filluar ta tregojnë atë në nder të heronjve të vërtetë, viktimave. Shtëpia e Pablos ishte kthyer në një pikë turistike, e cila priste vizitorë nga e gjithë bota.

Klan Plus