Qeveria ka vendosur që vitin e ardhshëm të heqë dy anekse në ligjin për taksat vendore, të cilat shfrytëzoheshin nga disa njësi vendore për të mbledhur taksa nga biznesi i vogël.

Televizioni Klan ka arritur të sigurojë draftin që ndërhyn në ligjin “për taksat vendore” i cili do të dërgohet për miratim në Këshillin e Ministrave.

Ligji shkrin aneksin 5, të ligjit të vjetër, ku ishte vendosur modeli i taksimit të biznesit të vogël dhe taksa që paguanin për regjistrim të përvitshëm mjetet e transportit rrugor.

Taksa vendore për biznesin e vogël ishte shfuqizuar në tatim të thjeshtuar tre vite më parë, por lënia në fuqi e aneksit bënte që në shumë raste bashkitë të interpretonin ligjin ndryshe, duke marrë tarifat fikse për këto kategori ndërmarrjesh.

Në të njëjtin ligj qeveria përcakton reduktimin e taksës së infrastrukturës për ndërtimet në turizëm, industri, bujqësi dhe ato individuale.

Për këto biznese taksa e ndikimit në infrastrukturë do të jetë 1 deri në 3% e vlerës së investimit dhe për bashkinë e Tiranës 2 deri në 4%.

Për bashkitë do të vjelin vitin e ardhshëm tarifë vetëm nga rrjetet pasi rrjetet kabllore telefonike dhe ato të shërbimit informatik që përdorin tubacionet ose infrastrukturën dhe jo nga bizneset që përdorin infrastrukturën e tyre.

Tv Klan