Fillimi i sezonit të Seria A është afër dhe qeveria Draghi ka vendosur rregulla për të lejuar rihapjen e pjesshme të stadiumeve për tifozëve. Impiantet sportive do të jenë në gjendje të ripresin 50% të kapacitetit dhe për t’u lejuar, tifozët duhet të kenë kryer vaksinimin ndaj koronavirusit.

Vetëm stadiumi i Juventus plotëson kushtet, duke respektuar distancën prej 1 metri nga njëri tifoz tek tjetri. Ndërkohë, stadiumet e tjera, San Siro, Olimpico, Artemio Franchi e Diego Armando Maradona i Napolit mund të ofrojë deri në 33% të kapacitetit.

Prej më shumë se një viti e gjysmë impiantet sportive dhe ndeshjet në Itali u zhvilluan pa prezencë tifozësh për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19. Italia ishte ndër shtetet më të goditura nga pandemia. Zhvillimi i sfidave pa prezencë tifozësh në sezonin e shkuar ka rritur faturën financiare të klubeve italiane, të cilat e mbyllen pa të ardhura të vjelura nga shitja e biletave.

Klan News