Zyrtarët japonez: Zhvillohen pa tifozë ose heqim dorë nga organizimi

Japonia mund të heqë dorë nga zhvillimi i Lojërave Olimpike. Është ky alarmi që vjen nga shteti aziatik, me dy zyrtarë të lartë të qeverisë japoneze që konfirmojnë se Olimpiada e programuar për verën e këtij viti mund të pësojë ndryshime radikale.

Sipas tyre, ekzistojnë 2 hipoteza. Sekretari i përgjithshëm i qeverisë japoneze, Toshihiro Nikai tha që mund të anulohet përfundimisht kjo për shkak të numrit të lartë të të infektuarve nga Covid-19.

Ndërkaq, zyrtari tjetër, Ministri i ngarkuar për fushatën e vaksinimit në Japoni tha se Lojërat do zhvillohen pa prezencë spektatorësh.

Muajin e kaluar organizatorët e Tokios njoftuar se nuk do të ketë tifozë që do vijnë nga jashtë kufinjve të Japonisë, por duket se kjo e drejtë do bie poshtë edhe për shtetasit japonezë.

Klan News