

Qeveria jep 1.2 miliard Lekë për shpronësimet te Unaza e Re
Qeveria vendosi sot të lëvrojë rreth 1.2 miliard lekë për të shpronësuar për interes publik pronat që preken nga projekti i Unazës së Madhe nga Pallati me Shigjeta te rrethrrotullimi i Sheshit Shqiponja.
Fondi është i destinuar për ata që kanë dorëzuar dokumentacionin pranë ARRSH dhe përfshin truall, toka dhe ndërtesa.
Në mbledhje u mor edhe vendimi për të miratuar Kartën e Studentit, e cila ishte një nga premtimet e paktit për universitetin.
Një tjetër vendim është dhe miratimi i një grandi të KFV prej 2.9 milionë euro për rehabilitimin e godinave të studentëve.
Qeveria miratoi edhe njohjen e ndërsjellët të lejeve të drejtimit me Kosovën.
Tv Klan