Denaj: Bizneset po kërcënojnë punonjësit e tatimeve

Kontrollet e hetimit tatimor janë përqëndruar më së shumti te bizneset e mëdha, kryesisht në sektorin e hidrokarbureve, ndërtimit, pijeve alkoolike dhe kafesë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj u bëri thirrje bizneseve që të mos kërcënojnë punonjësit e tatimeve, por të korrigjojnë sjelljen dhe të lëshojën faturë. Ajo tha se në disa raste të ushtrimit të kontrolleve është kërkuar ndihma e policisë.

Denaj u bëri thirrje gjykatësve që tregojnë përgjegjshmëri përpara se të marrin vendimin për rihapjen e bizneseve të mbyllura, ndërsa paralajmëroi se kjo situatë do të zgjidhet në shtator me një ligj të ri që do të rrisë penalitetet.

Aksioni antinformalitet nuk do të jetë vetëm gjatë sezonit të verës, por në çdo ditë të vitit.

Problematikat më të shumta që kanë bizneset mbeten moslëshimi i kuponit tatimor dhe deklarimi i punonjësve.

Tv Klan