Qeveria mbylli shkollën “Mehmet Akif Ersoy”, por cila ishte arsyeja? Dyshimet e para





Qeveria mbylli shkollën “Mehmet Akif Ersoy”, por cila ishte arsyeja? Dyshimet e para

18:23 22/09/2022

Qeveria ka vendosur ditën e sotme mbylljen e shkollës “Mehmet Akif Ersoy”, përfshirë të gjitha ciklet parauniversitare. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit të Arsimit dhe Sportit.

Në VKM, nuk citohej se pse ishte marrë një vendim i tillë për mbylljen e shkollës. Në një lidhje direkte për Klan News, gazetari Maksi Rama ka dhënë detaje mbi atë që dyshohet se fshihet pas këtij vendimi.

Referuar dyshimeve të para, gazetari Maksi Rama thekson se përflitet se “ky vendim është marrë nga qeveria shqiptare pas një liste të sjellë nga qeveria turke për shumë biznese apo institucione që kanë lidhje me organizatën Gulen që nga shteti turk konsiderohet si një organizatë terroriste”.

Maksi Rama: Në vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave nuk është thënë arsyeja pse është marrë ky vendim që të pezullohet licenca e këtij institucioni, megjithatë dyshohet se një nga arsyet se pse është marrë ky vendim nga qeveria shqiptare është se pas një liste të sjellë nga qeveria turke për shumë biznese apo institucione të ndryshme edukimi apo edhe nëpër biznese të ndryshme që kanë lidhje me organizatën Gulen që tashmë nga shteti turk konsiderohet si një organizatë terroriste dhe kjo dyshohet se është një nga arsyet pse është marrë ky vendim. Pas listës së sjellë nga shteti turk kur në fakt jo vetëm për këtë institucion arsimor dyshohet, por edhe për disa institucione të tjera dyshohet se janë sjellë nga shteti turk një listë e madhe duke i kërkuar shtetit shqiptar që të marrë vendimin për pezullimin e këtyre aktiviteteve ku sipas shtetit turk, Fethullah Gulen konsiderohet si një terrorist tashmë prej shumë vitesh prej shtetit turk.

Qeveria me anjë të një VKM-je të posaçme detyron këtë institucion arsimor të marrë masat për transferimin e nxënësve në institucione të tjera të arsimit parauniversitar për të gjithë nxënësit e regjistruar dhe të kthejë pagesat e kryera (nëse ka) nga prindi/përfaqësuesi ligjor i nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj nxënësit./tvklan.al













Të ngjashme