Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Kamëz dhe Kavajë.

Bëhet fjalë për mbi 510 milionë lekë që do të merren nga fondi i rindërtimit dhe do të shkojnë për ato individë që përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e së cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para si pasojë e fatkeqësisë natyrore.

Përkatësisht Bashkisë Kamëz do t’i kalojnë rreth 164 milionë lekë, ndërsa Bashkisë Kavajë një fond prej 346 milionë lekësh./tvklan.al