Qeveria e sapokrijuar nga Meta nuk do ta ketë të lehtë të kapërcejë pragun e besimit të Parlamentit. Ndonëse i dominuar nga socialistët legjislativi shqiptar përben sfidën e fundit për përbërjen dhe strukturat qeveritare të formuluara nga Kryeministri Ilir Meta. Të martën Kryeministri dhe Ministrat socialistë në mbledhjen e grupit parlamentar do të shpjegojnë arsyet pse dy partive aleate dhe të pavarurve po u lihet kaq hapësirë në kabinet ndërkohë që ministrat socialistë janë më të paktë në numër.

Një pjesë e deputetëve socialistë konteston ngritjen në postin e Zv/Kryeminstrës, të Prefektes të Tiranës Makbule Çeço. Mos qënia deputetë e vështirëson qëndresën e Çeços ndaj kritikave të deputetëve socialistë. Përkrahësit e Majkos janë të pakënaqur me largimin e Bufit, Ulqinit, ndërsa ata që përkrahën kryetarin Nano nuk preferojnë të shohin ministra ata që braktisën Kongresin. Me gjithë kritikat dhe oponencën e shfaqur brenda mazhorancës socialiste, Kabinetit Meta nuk do t’i vihet në dyshim votëbesimi por jetëgjatësia me këtë përbërje./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame