Pritet të nisë licencimi i shoqërive që tregtojnë monedhën virtuale

Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare.

Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën e monedhës digjitale: Licencë TD që është për agjentët e tregtimit të kriptomonedhave e cila lëshohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe licenca DLT e cila do të jepet e ndarë në 3 kategori: bursë për tregtimin e monedhave digjitale, bursë e decentralizuar ku shtohet edhe tregtimi i parasë fizike dhe lloji i tretë që përmban kombinimin e të gjithë aktiviteteve.

AMF dhe AKSHI janë dy institucionet përgjegjës që do të licencojnë subjekte në këtë fushë, ndërsa pritet që prodhimi i Bitcoin në Shqipëri të nisë menjëherë pas miratimit të këtij projektligji dhe disa rregulloreve të tjera nga institucionet.

Për herë të parë kjo teknologjia Bitcoin do të bëjë të mundur shkëmbimet e pagesave mes dy subjektesh pa patur nevojë për një ndërmjetës të tretë që jep garanci, ndërsa të gjithë transaksionet do të jenë digjitale. Një pjesë e mirë vendeve të evropiane tashmë e kanë legalizuar këtë aktivitet.

Tv Klan