Qeveria miraton paketën fiskale

Qeveria miraton paketën fiskale

16:00 20/06/2018

Qeveria ka miratuar paketën fiskale e cila për çështje ditësh do të dërgohet në kuvend për tu votuar nga deputetët.

Me këto ndryshime ligjore bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë do të përfitojnë një normë të reduktuar të tatim fitimit prej 5%, kur sot kufiri për këtë shkallë është 8 milionë dhe mbi këtë prag paguhet 15%. Kooperativat bujqësore përjashtohen nga TVSH-ja bashkë me makineritë dhe pajisjet për investime në energji të rinovueshme. Ndërsa sektori i agroturizmit do të përjashtohet nga taksa e infrastrukturës dhe do të përfitojë ulje të TVSH-së dhe tatim–fitimit.

Ministri Arben Ahmetaj tha gjatë një takimi me përfaqësues të shoqërisë civile se pavarësisht situatës në treg dhe dobësimit të monedhës euro, sektori i eksporteve në Shqipëri është në një rritje të qëndrueshme.

Kreu i Financave tha se qeveria do të vijojë të mbështetë me fonde infrastrukturën rrugore e cila do të sjellë mbështetje për sektorin e turizmit, degë kjo që dy vitet e fundit ka përfituar mjaft lehtësi fiskale.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT