KumbaroQeveria vendosi sot që të ndalojë parkimin e automjeteve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Bëhet fjalë për segmentin nga ura pranë Piramidës deri tek sheshi ‘Nënë Tereza’.

Sipas qeverisë, vendimi erdhi pas kërkesave të shumta të qytetarëve.

Po kështu, qeveria vendosi të ndalojë qarkullimin e automjeteve në sheshin ‘Nënë Tereza’ nga ora 19:00 deri në orën 24:00, për ta kthyer atë në zonë pedonale.

Tv Klan