Lajme Arkiva – TV Klan 2003

54 familjet të cilat humbën shtëpitë e tyre në firmat piramidale do të strehoen së shpejti në këto godina të ndodhura në Laprak. Me këtë rast ky fakt është bërë publik nga vetë Ministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Besnik Dervishi:- “Siç e shikoni ka filluar menjëherë puna është rezultat i vendimit të fundit të qeverisë, që lejoi fillimin e punimeve me fondin prej 240 milion lekësh që iu kalua Entit Kombëtar të Banesave, nga grupi mbikqyrës”.

Fondi për përfundimin e këtyre godinave është marrë nga llogaria rrjedhëse e ish-firmave piramidale, po aty pranë pritet të fillojë dhe një godinë e re me 24 apartamente me destinacion të njëjtë. Apartamentet do t’u jepen atyre që humbën shtëpitë e tyre në firmat piramidale me një çmim 250 dollar metri katror, duke u ndihmuar t’i blejnë ato me kredi afatgjatë.

Po ashtu pritet që të strehoen dhe në Vlorë 24 familjet e kësaj kategorie. Fondi i përgjithshëm që do të harxhohet për këtë qëllim, kap shifrat 240 milion lekë./tvklan.al