Këshilli i Ministrave ka përfshirë në rendin e ditës miratimin e ndryshimit të buxhetit të shtetit të këtij viti.

Burime nga qeveria bëjnë me dije se nuk do të ketë shkurtim fondesh, por rialokim të tyre në drejtim të projekteve të cilat kanë ecur dhe janë zbatuar më mirë. Po ashtu do të krijohet edhe një portofol i posaçëm për shpërblimet për pensionistët, shtresat në nevojë dhe punonjësit e adminsitratës publike, të njohur ndryshe si paketa e solidaritetit.

Ndryshimi i buxhetit edhe këtë herë do të bëhet me akt normativ, i cili do të diskutohet në sesionin parlamentar të Shtatorit.

Tv Klan