Qeveria ndryshon fondin për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti



Qeveria ndryshon fondin për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti

22:51 06/05/2020

Në mbledhjen e kësaj të mërkure, qeveria ka miratuar disa ndryshime për përdorimin e fondit të rindërtimit të miratuara në buxhetin për 2020.

Në këto ndryshime parashikohet që 8.6 miliardë Lekë të shkojnë për ndërtimin dhe rikonstruktimin e banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe infrastrukturën rreth tyre.

Ky fond do të menaxhohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës.

Tv Klan







Të ngjashme