Qeveria ndryshon ligjin e shpronësimeve

Posta

Qeveria ndryshon ligjin e shpronësimeve

15:56 19/10/2019

Vlerësimi i pasurisë mbetet i njëjtë, ngrihet agjencia e shpronësimeve

Qeveria do të ndryshojë ligjin për shpronësimet, por nuk do të prekë skemën e dëmshpërblimit të pasurive private që merren për interes publik.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dërguar në Këshillin e Ministrave draftin i cili i hap rrugë ngritjes së Agjencisë së Shpronësimeve

Struktura e re që do të ngrihet do të eliminojë zinxhirin institucional me të cilin përplaseshin qytetarët në momentin që u bëhej shpronësimi.

Tashmë të gjithë dokumentacionin do ta përgatisë kjo agjenci, e cila më pas do t’i paraqesë ministrit vendimin për shpronësimin, dhe dokumenti do të miratohet nga qeveria.

Detyrimi që shteti u ka qytetarëve për marrjen e pronave për interes publik kalon vlerën e 50 milionë eurove. Pjesa më e madhe e borxhit është krijuar për shkak të hallkave të shumta institucionale të cilat duhet të bëjnë matjet dhe vlerësimet e pronës. Ngritja e kësaj njësie, përqendron kompetencat për vlerësimin vetëm te një institucion.

Por qytetarët kanë kontestuar shpesh edhe mënyrën e vlerësimit, e cila duhet të bëhet në bazë të çmimit të tregut, e jo sipas çmimit të hartës së tokës që miratohet nga Këshilli i Ministrave.  

Viti i fundit ka patur protesta të shumta të banorëve që duhet të dalin nga shtëpitë për t’i lënë rrugë ndërtimit të veprave publike, çka ka detyruar qeverinë të ndryshojë ligjin për shpronësimin.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi