Albin Kurti njoftoi dorëheqjen nga posti si kryeministër i Kosovës përmes një letre drejtuar Sekretariatit të Kuvendit të Kosovës. Prej më shumë se një muaji pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë, ende nuk është arritur që të formësohet një qeverie e re.

Gazetari Berat Buzhala i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan sqaroi të gjithë procesin politik dhe juridik të formimit të qeverisë së re dhe të dorëheqjes së Albin Kurtit.

Buzhala tha se dorëheqja e Kurtit erdhi pas hyrjes në fuqi të një ligji të ri, i cili u kërkon të gjithë funksionarëve që janë në krye të pushtetit ekzekutiv të japin dorëheqjen për të formuar më pas kabinetin e ri qeveritar. Pra duhet që të tërhiqet plotësisht qeveria dhe të drejtohet prej sekretarëve permanentë.

Blendi Fevziu: Kosova mbylli zgjedhjet e saj VV është forcë fituese në Kosovë, por e pamjaftueshme për të ndërtuar një qeveri vetë. Ndërkohë që sot është përmbledhur për herë të parë seanca. Praktikisht Albin Kurti pra VV ka marrë 48 deputetë dhe i duhen dhe 13 deputetë që ajo të shkojë në shumicën e thjeshtë prej 61 mandatesh. 10 i merr nga minoritet jo serbe

Berat Buzhala: Pra janë 10 jo serbe, 10 serbë. Edhe tek serbët e merr 1.

Blendi Fevziu: Albin Kurtit i duhet 2-3 mandate të tjera të cilat deri tani mendohet që i ka siguruar nga mbështetja e Fatmir Limajt. Pra Albin Kurti e ka mazhorancën për të ndërtuar qeverinë, por pse dështoi sot seanca?

Berat Buzhala: Teknike është, nesër ose pasnesër kryhet kjo çështje, pra është verifikimi i mandateve në të kaluarën kjo ka shpëtuar pavërejtshëm. Por, është futur një ligj i ri që kërkon që kur t’i jep dorëheqjen siç e dha Albin Kurti, ti duhet që të lëshosh dhe postin e kryeministrit. Pra duhet që të tërhiqet plotësisht qeveria dhe të drejtohet prej sekretarëve permanentë. Kësaj here opozita nuk ia kaloj atë.

Blendi Fevziu: Herët nuk ka pasur rëndësi kjo gjë.

Berat Buzhala: Nesër kalon kjo gjë sepse teknikisht i kanë votat.

Blendi Fevziu: Nesër anëtarët e VV duhet të japin dorëheqjen nga qeveria?

Berat Buzhala: Këta e kanë dhënë dorëheqjen.

Blendi Fevziu: Po kush e drejtojnë institucionin?

Berat Buzhala: Sekretarët permanentë, sekretari i përgjithshëm.

Blendi Fevziu: Po postin e kryeministrit kush e drejton?

Berat Buzhala: Sekretari i përgjithshëm.

Blendi Fevziu: Po nëse parlamenti hyn në një krizë dhe nuk e zgjedh dot sekretarin e përgjithshëm dhe mund të zgjasë deri në një 1. Si për një 1 vit shteti drejtohet nga një sekretar i përgjithshëm? Si funksionon shteti?

Berat Buzhala: Asnjë vendim nuk merret. Aktualisht është një qeveri autopilot./tvklan.al