Qeveria ka nisur bisedimet me banorët e qarkut të Kukësit për pagesën në Rrugën e Kombit. Ka qenë ministri i Financave Arben Ahmetaj, ai që ka biseduar gjatë me qytetarët e kësaj zone dhe i ka siguruar ata që negociatat me kompaninë koncesionare po synojnë një ulje të ndjeshme të tarifës së kalimit në këtë rrugë e se paketa synon të gjejë një zgjidhje të arsyeshme për të gjithë.

Ahmetaj i ka falenderuar banorët e kësaj zone që nuk u bënë pjesë një ditë më parë e protestës politike të udhëhequr nga opozita për mbylljen e bizneseve, e për kundërshtimin e përfshirjes në tvsh. Ai ka sqaruar se nuk do të ketë as rritje të çmimeve dhe as shtim të kostove për ta, por vetëm deklarim.

Kreu i Financave u premtoi sqarime dhe ndihmë për bizneset e vogla që nuk kanë mundësi të plotësojnë deklaratat nga ana e organeve tatimore, ndërsa siguroi se bizneset në tregjet e bashkive që mbyllën një ditë më parë qepenat janë të përjashtuar nga futja në skemën e TVSH-së.

Tv Klan