Punonjësit e shëndetësisë në Kosovë do të zhvillojnë sot një grevë. Njoftimi për grevën është bërë nga Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës.

Mësohet se greva do të zgjas për tetë orë, por premtojnë se shërbimet në spitale do të vijojnë sipas ligjeve në fuqi.

Kjo greve sipas tyre vjen në një kohë kur institucione nuk kanë dëgjuar kërkesat e tyre dhe nuk kanë pranuar që të takohen me ta.

 “Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe për kundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet shtetërore, kjo e fundit nuk ka reflektuar. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mospërgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar më datë 02.12.2021 e Enjte të mbajë Grevë 8 orëshe pranë institucioneve shëndetësore. Këshilli Qendror Grevist siguron se të gjitha shërbimet emergjente do të jepen konform Ligjit mbi Greva. Me këtë rast kërkojmë mirëkuptim nga ana e popullatës”, njofton sindikata./tvklan.al