Qeveria miratoi në mbledhjen e radhës një paketë ndryshimesh ligjore që sipas ministres së Drejtësisë parashikojnë të ndalojnë çdo person fizik jo vetëm me subjektet juridike, të përfitojnë para publike përmes tenderave apo koncesioneve nëse kanë qenë të dënuar për vepra penale që kanë lidhje me krimin e organizuar, korrupsionin apo terrorizimin.

Por këto masa demokratët i cilësojnë si propogandë. Gazmend Bardhi e quan tallje këtë nismë nga një qeveri që për 5 vjet sipas tij nuk zbatoi ligjin e miratuar në 2006 që i ndalonte personat e përfshirë në krimin e organizuar të përfitonin tendera dhe koncesione.

“Miku i Taulant Ballës, Edmond Bega, që ka përfituar 14 milionë Euro nga punë publike, si dhe leje dhe licensa, Klement Balili, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ka përfituar 77 tendera, nga të cilat 30 pa garëEdison Sali, anëtar i bandës së Agron Xhafaj, ka përfituar 12 tendera gjatë qeverisë së Edi Ramës”. 

Për demokratët këto nisma janë makiazh me ligje fasadë për të fshehur të vërtetën e bashkëqeverisjes së tij me krimin.

Tv Klan