Voda: I pambështur në të dhënat zyrtare, po hidhet baltë

Dy ditë pas publikimit të dokumentarit të televizionit publik italian RAI mbi fuqizimin e mafias shqiptare në trafikun e kokainës, mbjelljen e 1/3 të vendit me kanabis dhe korrupsionin galopant në drejtësi ka ardhur reagimi i parë nga qeveria.

Zv ministrja e Brendshme, thotë se të dhënat zyrtare tregojnë një pasqyrë tjetër sa i takon kultivimit të kanabisit.

Deklaratat për bashkëpunim të ngushtë të mafias shqiptare me ato më të fuqishme të rajonit, sipas zvministres duan të cënojnë imazhin e Shqipërisë.

Autoritetet italiane sipas dokumentarit të transmetuar tregojnë se shqiptarët tashme përveç kanabisit trafikojnë direkt kokainën nga Amerika Latine dhe zotërojnë rrugët e trafikut të heroinës nga Lindja e Mesme.

Tv Klan