Opinion-Që prej 11 Shtatorit të vitit 2005, qeveria e kryeministrit Sali Berisha ka ardhur në pushtet dhe po qeveris prej 3 vjetësh. Herë pas here në qeverinë e tij janë bërë edhe ndryshime, por për të bërë një bilanc të qeverisjes 3-vjeçare të koalicionit të djathtë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ministri i Financave Ridvan Bode, ministri i transporteve, Sokol Olldashi, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani dhe Ilir Beqja përfaqësues i PS.

“Do thoja që Shqipëria sot është ndryshe krahasuar me tregun e tre viteve më parë. Ka një marrëveshje në kuadrin e integrimit Evropian, ka marrë fesin për në NATO, pra një Shqipëri shumë më e  integruar. Është një vend me ekonomi në zhvillim dhe me të ardhura mesatare. Jemi vendi i dyti në botë me reforma të thella, është një Shqipëri ndryshe”, tha Bode.

“Shqipëria nga viti në vit ka pasur rritje, por ajo që do të thoja unë është se tempi i qeverisë ka qenë shumë më i ulët se tempi i qytetarëve. Shqiptarët janë ata që duhet të kërkojnë më tepër, mund të jetonin më mirë se sa jetojnë. Qeveria në këto tre vite i është përafruar një të dehuri që ecën zig zak dhe nuk e ka të qartë vizionin dhe bën fajtor publikun se është i dehur”, tha Cani./tvklan.al

Të ftuar: Ridvan Bode ministër i Financave, Sokol Olldashi ministër i Transporteve, Shkëlqim Cani ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë, Ilir Beqja përfaqësues i PS.