Për të formalizuar plotësisht tregun e punës, qeveria do të ndërmarrë një tjetër reformë që synon deklarimin real të pagës si dhe uljen e informalitetit.
Nisma është përfshirë në strategjinë aftamesme të të ardhurave 2024-2027, të hedhur për konsultim publik.
Sipas këtij dokumenti punësimi informal paraqitet në disa forma duke filluar nga mosregjistrimi i punonjësve, mosdeklarimin e saktë të pagës, mosdeklarimin e saktë të kohës së punës dhe kategorisë së punësimit ose profesionit.
Nëpërmjet kontrollit të tregut të punës qeveria synon rritjen e skemës së kontributeve me 5.5% të punonjësve dhe rritjen e deklarimit të pagës reale me 16% të punësuarve.
Në sajë të masave që do të ndërmerren nën këtë komponent, synohet që të rriten të ardhurat nga tatimi mbi pagën dhe kontributet, me 0.18% të PPB ose 4.9 miliardë lekë, për një periudhë 4-vjeçare, 2024-2027.
Gjatë periudhës 2019-2023, qeveria bën të ditur se numri i pozicioneve të punës është rritur me 33 mijë ose 5%, ndërsa të ardhurat nga kontributet janë rritur me 45 miliard lek ose 47%.
Ndikim në normën e lartë të rritjes së kontributeve ka reforma e pagave në administratën publike, pra rritja e pagave, ndjekur kjo edhe nga sektori privat.
Aktualisht në Shqipëri numërohen mbi 733 mijë vende pune.
Gjatë vitit 2023, administrata tatimore ka pasur një fokus të shtuar tek elementët e pagës, duke evidentuar çdo detyrim në kontributet sociale dhe shëndetësore dhe duke gjurmuar e hetuar skemat e mundshme të ngritura nga këto subjekte për shmangien nga detyrimet ligjore.
Tv Klan