Tridhjetë e dy studentë të ekselencës tashmë janë bërë pjesë e adminsitratës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe insitucioneve të saj të varësisë, ndërsa 240 studentë në vit të Universitetit Politeknik të Tiranës do të kenë mundësinë që kryejnë praktikën mësimore në këto institucione.

Ministrja Belinda Balluku tha gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes me Universitetin Politeknik se bashkëpunimi me studentët do të thellohet edhe sa i takon kërkimeve shkencore, ekspertizës dhe konsulencës.

“Ky është një bashkëpunim i cili do vazhdojë në vite por dhe do jetë një bashkëpunim dinamik që nuk do mbetet në vetëm çfarë ne kemi vendosur në Paktin për Universitetet, por do të ndryshojë sipas nevojave dhe sipas kërkesave që të dy institucione

“, shprehet ministrja Balluku.

“Shprehemi të gatshëm që të japim dhe ne si Universitet atë kontribut që duhet të jepnim për zhvillimin e vendit duke mbështetur Ministrinë me gjithë ekspertizën që ne kemi,duke krijuar atë marrëdhënie e cila do të ketë një fitim reciprok”,

thotë dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Florian Nepravishta.

Pakti për Universitetin i firmosur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Universitetit Politeknik mbulon Fakultetin e Arkitekturës, Gjeologjisë dhe atë të Ndërtimit, në të ardhmen ky partneritet do të zgjerohet edhe në fakultete të tjera.

Tv Klan