Qeveria në vendimin e saj të fundit deklaroi se janë rritur rrogat e uniformave blu. Shtesat që do të kenë policët, forcat komando dhe ato të policisë ushtarake , do të jetë nga 8 mijë deri në 150 mijë lekë të vjetra. Kjo masë e re shpërblimi do të sigurohet nga taksa e re për solidaritetin e forcave të armatosura. Kriteret dhe masat konkrete e shpërblimit dhe të strukturës në funksion, do të përcaktohet nga ministri i Rendit Petro Koçi dhe ai i Mbrojtjes Luan Hajdaraga. Nga dita e nesërme Bajram Yzeiraj do të jetë zëvëndësministri i ri i vendit ndërsa Veton Gjolikaj Drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

Pamje kryeministri Pandeli Majko mbledhje qeverie, pamje tanke ushtarake./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame