Qeveria serbe është distancuar nga qëndrimi i ministrit të jashtëm Ivica Daçiç, i cili e konsideroi idenë për bashkimin e luginës së Preshevës me Kosovën, si pengesë për dialogun mes dy vendeve.

Ana Brnabiç, kryeministre e Serbisë:

Fjalët e Ivica Daçiç përfaqësojnë qëndrimin e tij personal dhe jo pozicionin e Qeverisë së Serbisë. Shprehja e mendimeve personale nuk e shqetëson qeverinë. Nuk kemi ende një qëndrim zyrtar, por do ta publikojmë sa më parë nëse do të ketë propozime konkrete.

Brnabiç tha se  Beogradi mirëpret çdo propozim që i sjell përfitime Serbisë dhe nuk e nxjerr atë të humbur.

Ana Brnabiç, kryeministre e Serbisë:

Nuk mendoj se zgjidhja është afër, por presidenti Vuçiç po e sheh problemin nga të gjitha këndet për të gjetur diçka që Serbisë mund t’i sjell diçka, të humb sa më pak dhe të marr sa më shumë nga ajo që mund të merret.

Vetë Daçiç në deklaratat e ditëve të fundit ka pranuar se është ndarjen e Kosovës, duke pohuar se ky është vetëm një qëndrim i tij personal.

Tv Klan