5.1 miliardë euro në ndihmë të ekonomisë

Mbi 500 kompani e fabrika si kjo kanë mbyllur dyert për punëtorët. Por, për ta zbutur këtë rënie ekonomike rolin e ka marrë shtetit. Serbia ka vendosur që secilit qytetarë mbi 18 vjeç t’ia ndajë nga 100 euro.

Shtabi ekonomik ka marrë masa për ndihmën e ekonomisë serbe duke ndarë 5.1 miliardë euro për subvencione të ekonomisë që ka ndaluar në kohën e krizës së virusit korona.

Kjo përbën gati gjysmën e buxhetit vjetor prej 11 miliardë eurosh. Tregu më nuk ekziston, thonë ekspertët dhe një periudhë e gjatë parashihet për ringjalljen e ekonomisë.

Ruajtja e çdo vendi të punës është prioritet dhe ndihma për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”.

Dikujt mund t’i duket e thjeshtë masa prej 100 eurosh për qytetar, por edhe këto para do të futen në ekonomi”.

Serbia ka deklaruar se ka edhe rezerva të arit, të cilat do t’i përdorë në rast nevoje. Shumë kompani janë kthyer në shërbim të shtetit dhe prodhimin në shërbim të pandemisë.

Por rreth 500 kompani të mëdha kanë shkurtuar oraret ose kanë ndaluar të punojnë. Zyrtarisht thuhet se ka rezerva ushqimore për dy vjet. Masa e parë në mbrojtje të ekonomisë do të jetë shtyrja e pagesës së tatimeve deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Tv Klan